Kaliforni, aksident rrugor, 8 viktima

04/02/2013 00:00

Tetë persona humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën kur një autobus me turistë u përplas me dy automjete të tjera në një terren malor në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Aksidenti tragjik ndodhi në afërsi të Parkut Kombëtar San Bernardina rreth 120 kilometra larg Los Anxheles. Ekipeve të shpëtimit që mbërritën në vendngjarje, iu deshën më shumë se 2 orë për të nxjerrë trupat e pajetë dhe të plagosurit nga autobusi.

27 persona iu drejtuan me urgjencë spitaleve rajonale. Gjashtë prej tyre, sipas autoriteteve amerikane janë në gjendje të rëndë.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende, por dyshohet se ka qenë një defekt i autobusit. Sipas autoriteteve, shoferi i mjetit ka dhënë alarmin për probleme në sistemin e frenimit teksa ishte duke zbritur malin.

Viktimat ishin që të gjithë turistë meksikanë që po vizitonin Shtetet e Bashkuara.

Top Channel