“E di kush më sulmoi me acid”

04/02/2013 15:40

Drejtori artistik i teatrit më të madh dhe famshëm rus, “Balshoi”-t, Sergei Filin, ka dale mengjesin e sotem nga spitali i Moskës për të udhetuar drejt Gjermanisë, ku do të marrë trajtim të specializuar.

42-vjeçari u be muajin e kaluar viktimë e një sulmi me acid në fytyrë, që e la gati të verbuar.

Deri tani, ai i është nënshtruar 4 operacioneve ne sy e nderhyrje te tjera. Megjithate, perpara gazetareve te mbledhur ne hyrjen e spitalit, ai tha se ndihej mire.

”Jam mire, e madje do thosha shume mire po te shihja ca me qarte. Kam akoma probleme me syte, por jam plot energji e force, duart e kembet i kam krejtesisht te shendetshme. Kam energji, deshire, vullnet, pra them e se jam mire”, deklaroi Filin.

Një dite me pare, Filin u citua te kete thene se e njihte identitetin e agresorit. Ai nuk dha emra, por e beri te qarte se e gjithe episodi, ka te beje vetem me punen.

”Nuk kam thjesht dyshime se kush e beri kete veprim, jam absolutisht i bindur qe e di cili qendron pas tij. Megjithate per kete çeshtje do te flas vetem kur hetuesit te jene te gatshem ta bejne publik rezultatin e kerkimeve te tyre”, shtoi ai.

Filin ka qene nje prej figurave me te perfolura ne Rusi si drejtues i teatrit te famshem te Moskes per gati dy vjet.

42-vjeçari rrefen se sulmi pasoi nje seri kercenimesh te vazhdueshme dhe nuk ka dyshime se ai eshte motivuar nga merite dhe rivaliteti ne pune.

”Balshoi” nuk eshte i famshem vetem per nivelin e larte te perfomancave, por edhe per konkurencen e brendeshme teper te eger si dhe intrigat e medha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA