Djali adoleshent i diktatorit Robert Mugabe është përjashtuar nga një gjimnaz privat në Zimbabve për mungesë disipline. Unruly Bellarmine Chatunga është larguar nga kolegji pas shumë sjelljeve të pahijshme që kanë nisur që nga viti i kaluar.
Në këtë mënyrë 16-vjeçari ka ndjekur hapat e vëllait të tij më të madh, i përjashtuar edhe ai nga po i njëjti gjimnaz 8 vite më parë.
Robert Mugabe, presidenti i Zimbabves, ka qenë një student i shkëlqyer dhe ka plot 5 diploma që i ka marrë me korrespondencë gjatë kohës që ishte i burgosur nga regjimi rodezian gjatë viteve ’70 në vendin afrikan.
Ndërsa vajza e presidentit të vendit afrikan është një infermiere që sipas burimeve të ‘The Sun’ nuk ka shkaktuar kurrë asnjë problem.
Top Channel