Abdikimi i monarkëve europianë

04/02/2013 17:50

Mbretëresha Beatrix ka hequr dorë nga froni i Holandës pas 33 viteve në postin e të parës së shtetit, për t’ia lënë fronin trashëgimtarit të saj, Willem Alexander.

Ajo e mori vendimin pasi mendon se djali i saj është i gatshëm të marrë përsipër detyrat e mbretit.

Princi i Oranzhit, Willem-Alexander është 45 vjeç, i martuar  me Princeshën Maxima dhe kanë tre fëmijë. Ai do të bëhet mbreti i parë i Holandës pas më shumë se një shekull (1890).

Mbreteresha Beatrix u ngjit në fronin e Holandës ne vitin 1980. Ajo do të japë dorëheqjen zyrtarisht më 30 prill, për t’i lënë vendin Princit – që të bëhet mbret.

Kjo gje nuk ndikon për të provokuar ndonjë krizë pasi monarkia ka pak fuqi dhe rol kryesisht ceremonial.

Menjëherë pas ketij lajmi i cili u percoll në të gjithë botën e përditshmja britanike “The Guardian” ngriti pyetjen: Sa e lehtë mund të jetë për Mbretëreshën Elizabeth të bëjë të njëjtën gjë? A mund të jetë ajo mbretëresha e radhës që do te lërë fronin?

Pasi i ka kaluar të 80-tat, ndoshta ka ardhur momenti që ajo të lejojë trashëgimin e fronit në Mbretërinë e Bashkuar.

Por, nëse në Holandë monarkët ndjekin hapat e njëri-tjetrit dhe e kanë kthyer në një traditë abdikimin në një moment që ata vetë e shohin si të përshatshëm, në historinë e Mbretërisë së Bashkuar kjo gjë nuk është kaq e zakontë.

Lord Norton, Profesor ne Universitetin e Hull- it shpjegon në intervistën e “ The Guardian” se tërheqja nga froni është e panjohur për legjislacionin dhe Mbretëresha qëndron e tillë deri ditën që ndërron jetë. Trashëgimia shkon automatikisht.

Mbreteresha ka kompetencën e drejtimit te kishës dhe te shtetit. Nese mund të zgjedhë të abdikojë, kjo gjë duhet të kalojë më parë në parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA