Blair: Britania të mos dalë nga BE

03/02/2013 17:35

Ish-kryeministri britanik Tony Blair miraton 90% të komenteve të David Cameron për Europën, por paralajmëroi “një problem shumë të madh”, nëse vendi i tij do të votojë daljen nga Bashkimi Europian.

Duke folur për emisionin politik të Endrju Merr, ish-kryeministri laburist, gjatë viteve 1997-2007, tha:

“Nëse ne ushtrojmë peshë, ndikim dhe pushtet në botë, përse duhet të shkëputemi nga unioni më i madh politik dhe nga tregjet ekonomike, që janë kaq afër nesh?”.

Në një fjalim muajin e kaluar, kryeministri britanik David Cameron premtoi zhvillimin e referendumit “Brenda apo Jashtë BE-së” përpara vitit 2018, nëse konservatorët do të fitojnë sërish zgjedhjet në vijim.

Shqetësimet po shtohen në radhët e konservatorëve për zhvillimet brenda Bashkimit Europian, veçanërisht mbi integrimin financiar dhe politik të vendeve anëtare të Eurozonës.

Tony Blair tha se “vendimi do të ulë peshën e Britanisë së Madhe në bote dhe do të sjellë shumë pasiguri përpara zgjedhjeve”.

Mbështetësit e Cameron thonë se Bashkimi Europian është shumë i shtrenjtë dhe i papërballueshëm për interesat kombëtare të Britanisë së Madhe. Sipas tyre, një marrëdhënie krejtësisht ekonomike, do të ishte zgjidhja më e mirë për të dy palët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA