Është ende i anuar në një krah, mbi barin e aeroportit roman të Fiumicinos, avioni ATR72 i kompanisë rumune “Carpatair”, që përfundoi jashtë pistës në mbrëmjen e të shtunës.
Në përfundim të udhëtimit të tij Piza-Romë, avioni nuk ka arritur të kryejë siç duhet manovrën e uljes, duke çuar në plagosjen e 16 personave, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Gjatë natës, komandanti është marrë në pyetje dhe avioni është sekuestruar, ndërsa janë ndezur polemika të forta. Kompania rumune është partnere e Alitalias, e cila ka dhënë versionin e erës së fortë, që ka penguar uljen normale të avionit.
Madje, sot në mëngjes avioni rumun është gdhirë pa logon e Alitalias, në krahë.
Kompania “Carpatair”, kohët e fundit, ka regjistruar rreth 15 episode avarish nga më të ndryshmet, aq sa Alitalia kishte vendosur të menaxhonte drejtpërsëdrejti linjën Ancona-Fiumicino, ndërsa në linjën Roma-Pisa fluturonin ende avionë të kompanisë rumune.
Top Channel