Zyrtare/ Kushtetuesja merr vendimin, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës						Me akuzen e vrasjes në rrethana cilësuese, gjykata e Elbasanin vendosi
masen e sigurisë “arrest me burg” për 65-vjeçarin Engjëll Ucaj, i cili
dy dite më parë qëlloi për vdekje me automatik djalin dhe të dashurën e
tij italiane. 
I pandehuri tregoi me detaje diten e krimit, por edhe dy vitet e fundit te jetes se tij, gjate se ciles djali e dhunonte sistematikisht ate dhe te emen. I paraqitur ne sallen e gjyqit me shenja te dukshme demtimesh ne fytyre, babai vrases pranoi krimin duke u shprehur i penduar. Ai tha se djali i tij kishte qene i denuar me disa vite burg ne Itali per trafik droge dhe prostitucioni dhe pas kthimit ishte teper agresiv duke dhunuar sidomos nenen e tij te semure, kur kjo e fundit nuk i jepte para.
Sipas 65-vjeçarit, 4 persona ne familje jetonin vetem me pensionin e tij 16 mije leke ne muaj pasi djali nuk punonte dhe vazhdimisht kerkonte para, ashtu siç deklaroi Engjell Ucaj, ndoshta per te blere droge.
Pasi durova per dy vjet dhunen e djalit -tha Uçaj, ne 30 janar, diten e krimit, e denoncova ne polici, duke iu lutur agjenteve te mos e lironin, pasi per mua dhe gruan do te ishte fundi. Por sipas tij, policia e liroi dhe kur 27-vjecari u kthye ne shtepi rrahu barbarisht te atin, atehere ky i fundit rrembeu armen dhe qelloi mbi te dhe shtetasen italiane duke i lene te vdekur ne vend.
Top Channel