Një ekip filmik rus arriti të krijonte një hartë interaktive 360 gradë të një vullkani, i cili është në shpërthim në gatishullin rus të Kamçatkës.

“Plosky Tolbachik” është vetëm një prej katër vullkanëve, të ndodhur në një linjë prej 150 kilometrash, që po shpërthejnë njëkohësisht në këtë zonë të pabanuar të një prej skajeve më lindorë të Rusisë.

Pasi u fotografua dhe filmua nga çdo anë, në pozicione të ndryshme nga një helikopter, imazhet e vullkanit u hodhën në një hartë interaktive, duke bashkuar relievin dhe të dhënat e tjera, per te bërë të mundur që i gjithë “tërbimi i natyrës” të shihet me syrin e një zogu, i cili mund të lëvizë e të fluturojë vetëm dhjetëra metra mbi krater e llavë.

Për nga ideja, projekti është i njëjtë me sistemin e famshëm të “Google”, “Street View”.

Këto janë disa prej imazheve më spektakolare, të cilat mund të afrohen, largohen dhe përshkrohen në distancë, nëpërmjet hartës së sofistikuar tredimensionale që projekti rus arriti të krijonte.

Poshtë keni mundësinë të lundroni në pamjet 3D të vullkanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA