Shefi i ekipit special të misionit evropian, EULEX, për hetimin e trafikut të organeve në Kosovë, Clint Williamson po zhvillon një vizitë në Beograd, ku është takuar me kryeprokurorin serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviç.

Sipas një njoftimi për shtyp të zyrës së prokurorit serb, Vukçeviç dhe Williamson kanë shkëmbyer mes tyre informatat e mbledhura nga marrja në pyetje e disa të dyshuarve e dëshmitarëve.

Ekipi i prokurorëve ndërkombëtarë po heton deklaratat e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili pak vite më parë akuzoi ish-drejtuesit e UÇK-së dhe drejtuesit aktualë të shtetit të Kosovës për trafik të organeve të të burgosurve serbë.

Akuzat në fjalë u hodhën poshtë nga autoritetet kosovare dhe vetë kryeministri Hashim Thaçi, i cili ishte një ndër presonat e përmendur nga Marty.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta