“Nëse ka jetë në Mars, e kemi çuar ne”

01/02/2013 00:00

Çdo mision apo projekt-mision për të zbritur në Mars shoqërohet gjithmonë nga pyetja; a do të gjejë jetë në planetin më të afërt me Tokën?

I fundit që u nis ishte Curiosity që zbarkoi në sipërfaqen e “Planetit të kuq” më 6 gusht të vitit të kaluar. Roboti i NASA-s ka mundur të sigurojë të dhëna interesante nga hulumtimet në terren. Në tetor u përhap lajmi për gjetjen e subtancave organike, që janë baza për lindjen e jetës.

Por euforia e zbulimit të mundshëm të mikrogjallesave zbehet nga studimi më i fundit në Shtetet e Bashkuara. Sipas këtij studimi, nëse do të gjejmë jetë mikro-organike në Mars duhet të sigurohemi njëherë nëse bëhet fjalë për gjallesa autoktone apo viruse e baktere të dërguara atje në mënyrë të pavullnetshme nga njeriu.

Studimi u udhëhoq nga astrobiologu Andrew Schuerger në Universitetin e Floridas. Disa mikro-organizma u vendosën në laborator në kushtet e planetit Mars. Rezultati ishte se disa syrësh ishin në gjendje që jo vetëm t’u mbijetonin këtyre kushteve, por edhe të riprodhoheshin në këto kushte.

Top Channel