Kinë, shpërthen kamioni me fishekzjarre, viktima

01/02/2013 00:00

Të paktën 26 persona kanë gjetur vdekjen nga shpërthimi i një kamioni të ngarkuar me fishekzjarre në Kinën Qendrore.

Sic raportojnë mediat kineze, kamioni shpërtheu në momentin që po udhëtonte mbi një urë. Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa ka shkaktuar shembjen e urës dhe dhjetra makina kanë rënë nga një lartësi e konsiderueshme.

Dhjetra persona raportohen të lënduar, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit tragjik.

Kamioni i mbushur me fishekzjarre ishte i destinuar për festimet e vitit të ri kinez, që këtë vit festohet më 9 shkurt.

Top Channel