
Ishte një lëvizje e gabuar e buzëve, për të kuptuar se këngetarja me
famë botërore Beyonce nuk kishte kënduar drejtpërdrejtë himnin amerikan
më 21 janar, ditën e betimit të Presidentit Barak Obama, që mori
mandatin e dytë.
Ajo u tha gazetareve se eshte nje ‘perfeksioniste” dhe nga mungesa e provave nuk mund të rrezikonte.
“Doja ta bëja krenar Presidentin dhe vendin tim, kesisoj vendosa të kendoja një pjesë të regjistruar më parë. Jam shumë krenare per shfaqjen time publike”, tha Beyonce.
Miliona njerez morën pjesën në ditën e inagurimit te Presidentit Barak Obama, gjate ceremonise pati performanca te James Taylor, Kelly Clarkson dhe Beyonce, por me pas u mesua se ajo e kishte rregjistruar zerin. Ajo e kishte marre vendimin për të imituar fjalët, duke thene se regjistrimi eshte “dicka e zakonshme ne industrine e muzikes”.“Ishte nje ceremoni televizive e drejtperdrejte dhe shume e rendesishme dhe emocionale per mua- tha ajo.
Nga ana tjeter ajo kembenguli se do te kendoje “live” ne hapjen e SuperBoulit, nje nga evenimentet me te shikuara ne Shtetet e Bashkuara. Liga Kombetare e Futbollit amerikan njoftoi gjithashtu se ne eveniment do te kendoje edhe kengetarja Jennifer Hudson, e shoqeruar nga kori i shkolles ‘Sandy Hook” ne Connecticut, ku ne muajin dhjetor u vrane 20 femije dhe gjashte te rritur. Vitin e kaluar spektakli i SuperBoul u ndoq nga 114 milione shikues.
Top Channel