Ikja e Clinton, si një zonjë e nderuar

01/02/2013 00:00

Nëse dikur ajo konsiderohej si një figurë polarizuese, sot Hillary
Clinton largohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, si një nga gratë
më të respektuara në botë.

Ky nuk është thjesht një vleresim ekspertesh apo bashkepunetoreve, por sipas sondazheve, Clinton merr me vete 70 % te mbeshtetjes se publikut. Nuk eshte pak nëse ajo do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale te 2016.

Ajo iken si Sekretarja e Shtetit qe ka thyer rekordin e diplomacise amerikane; pershkoi me shume se 956 mije milje ka qendruar 2000 ore ne avione, udhetoi 461 dite gjate detyres se saj dhe ndaloi ne 112 vende te botes.  
Graham Ellison i Universitetit te Harvardit e cileson Clinton te jashtezakonshme, per takimet balle per balle, tejkalimin e limiteve boterore dhe punen e palodhur.

Clinton eshte ne syte e publikut prej 34 vjetesh, prej kohesh kur i shoqi Bill Klinton ishte guvernator i Arkansasit. Sipas Ellison ajo solli mbi tryeze me shume mundesi se cdo paraardhes. Ajo punoi per te ndertuar marredheniet e demtuara nga luftrat në Afganistan dhe Irak dhe e perqendroi vemendjen ne interesat amerikane ne Azi-Paqesor, por kritiket thone se ajo nuk menaxhoi sic duhet situaten ne Siri, per te ndihmuar me shume kundershtaret e Bashar Al Asadit dhe vecanerisht, sulmin e 11 shtatorit ne konsullaten amerikane ne Bengazi te Libise, ku u vra ambasadori Kristofer Stivens dhe tre amerikane te tjere. Ellison thote se ajo mban pergjegjesi per deshtimin ne Libi, por sipas tij ne trashegimine qe Klinton le, do te jete e kufizuar.

Ceshtja eshte a do te kandidoje 65-vjeçarja per postin e Presidentes? Nje sondazh i Public Policy zbulon se 57 % e demokrateve do ta preferonin kandidimin e saj, krahasuar me 16 % qe do te zgjidhnin Biden, zëvendëspresidentin amerikan.

Ellison sygjeron- se pari- shplodhjen per Klintonin dhe me pas rishikimin e mundesive te saj. Problemet shendetesore mund te jene nje faktor per aspiratat e Clintonit ne vitin 2016. Ajo u diagnostikua ne muajin dhjetor me nje mpiksje gjaku ne koke. Ne krye te Departamentit Amerikan te Shtetit do te vije John Kerry, demokrati kandidoi per President, por pa sukses ne vitin 2004.

Top Channel