Trafiku i njerëzve, 103 të arrestuar në Europë

31/01/2013 15:35

103 persona në 10 shtete të ndryshme europiane u vendosën në pranga gjatë javës, në një prej operacioneve më të mëdha të koordinuara të historisë, në luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore.

Operacioni madhor, i cili përfshiu mbi 1 200 forca policore, u konkretizua me arrestime në Kosovë, Francë, Gjermani, Greqi, Republikën Çeke, Poloni, Hungari, Sllovaki, Kroaci dhe Turqi.

Disa sekuestrime dhe kontrolle paralele u realizuan edhe në Zvicër e Austri.

Sipas provave, keqbërësit ishin të përfshirë në trafikimin e njerëzve nëpërmjet anijeve, trenave të mallrave dhe kabinave të fshehta në trupin e kamionëve e autobuzëve të ndryshëm.

”Të gjithë të arrestuarit dyshohen për përfshirjen në një rrjet të trafikimit të klandestinëve në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, kryesisht nëpërmjet Turqisë dhe zonës së Ballkanit Perëndimor”, deklaroi “Europol”-i.

”Europol”-i, një strukturë nën varësinë e “Interpol”-it, ështyë një forcë e përbashkët policore europiane.

Shumica e emigrantëve të paligjshëm ishin shtetas të Afganistanit, Irakut,m Pakistanit, Sirisë apo Turqisë.

Ata paguanin shuma të majme, për t’u transportuar ilegalisht në vende të Europës Perëndimore, kryesisht të shtyrë nga dëshira për të siguruar një mirëqënie më të mirë, por në disa raste, edhe për t’i shpëtuar problemeve me drejtësinë apo krimin e organizuar në vendet e tyre.

Sipas vlerësimeve të agjensive të specializuara, trafikimi i qënieve njerëzore vjen për nga përfitimet ilegale menjëherë pas trafikut të drogës dhe armëve, duke krijuar 30-40 miliardë dollarë në vit, për organizatat mafioze, që kryesisht veprojnë në vendet e industrializuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA