Superbowl-i rikujton viktimat e “Sandy Hook”

31/01/2013 04:35

Masakra e Newtown, në Connecticut, rikthehet në qendër të vëmendjes në Amerikë, falë futbollit amerikan.

Kori i shkollës fillore “Sandy Hook”, teatër i një tragjedie ku u vranë 26 persona, nga të cilët 20 fëmijë, do të këndojë përpara Superbowl-it, finales së kampionatit të Shoqatës Kombëtare të Futbollit, e programuar për të dielën e ardhshme në New Orleans.

26 fëmijët, që janë pjesë e këtij kori, do të këndojnë “America The Beautiful” (E bukura Amerikë), një prej këngëve tradicionale të Shteteve të Bashkuara, gjatë show-t televiziv më të ndjekur në gjithë Amerikën, ku siç dihet shpenzohen miliarda dollarë për një spot të shkurtër publicitar.

Tragjedia e Connecticut-it nxiti në Amerikë edhe debatet e pafundme mbi kontrollin e armëve luftarake, për të cilin administrata e Obama-s kërkon të rikthejë ligjin e armëve, që do të kontrollonte tipin e armëve të shitura dhe do të mbante nën vëzhgim personat që do t’i blinin.

Ndryshe nga Obama, Shoqata e Kombëtare e Armëve kërkon lejimin në masë të blerjes së tyre, pasi sipas tyre, nuk mund të ndalen të tilla ngjarje tragjike duke bllokuar armët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA