Sulmi izraelit, Siria proteston në OKB

31/01/2013 18:20

Siria paraqiti zyrtarisht një notë ankese në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për një sulm të dyshuar të gjuajtësve izraelitë në territorin e vendit ditën e mërkurë.

Gjatë së enjtes, Rusia shprehu shqetësimin e saj të thellë për “dhunimin e paprovokuar të sovranitetit të Sirisë” nëse lajmi do të verifikoj, por Tel Avivi zyrtar ka refuzuar të komentojë deri tani.

Sipas ushtrisë siriane, gjuajtësit izraelitë bombarduan një ndërtesë ushtarake në veri të Damaskut.

Në deklaratë mohohej  pretendimi amerikan se në këtë sulm u shënjestrua një karvan me armë, drejtuar për militantët e Hezbollahut në Liban.

Në notën e protestës dërguar OKB-së, Damasku pretendonte se Izraeli shkatërroi një qendër kërkimore në Jamraja, duke vrarë dy persona dhe plagosur pesë.

Nëse bombardimi izraelit mbi Sirinë do të verifikohet, kjo do të ishte hera e parë që një shtet i huaj përfshihet direkt në luftën civile, e cila i ka kushtuar jetën deri më sot të paktën 60 mijë sirianëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA