Kamera e fshehur, në grackën e së cilës ra kryeministri serb, Ivica Daçiç, është kthyer në skandal të madh mediatik.
Një produksion i TV Pink të Beogradit (i cili e transmetoi, por që organizatorët ishin nga një shoë kroat), në emisionin e njohur ‘Misioni i pamundur’, ka organizuar një intervistë me kryeministrin Daçiç, ku intervistuesja, ndërkohë që pyeste për lidhjet jashtëmartesore të ministrave, intervistën e kryente pa mbathje.
Kryeministri Daçiç ka filluar të përgjigjet, por më pas nuk ka mundur t’i shmanget një buzëqeshjeje.
Anoncimi i emisionit doli në internet dhe mediat vërshuan me rrëfimin, por Kryeministria reagoi duke thënë se Daçiç nuk ka dhënë pajtimin për transmetimin e intervistës.
Këshilltari i kryeministrit, Ivica Tonçev, ka theksuar se kjo është tallje me tërë Serbinë dhe është keqpërdorur besimi, që kryeministri ka te gazetarët.
Producentët kanë mohuar që Daçiç të ketë pasur njohuri se çfarë do të ndodhte, ndërkohë që ka reaguar edhe shoqata e gazetarëve, duke e cilësuar këtë gjë si shkelje të etikës.
Qeveria ka paralajmëruar hetime për intervistën gati erotike.
Top Channel