Presioni për dobësimin, shoqëria në vend të parë

31/01/2013 17:30

Shoqet kanë më tepër ndikim në perceptimin e imazhit ideal të trupit tek një vajzë, se sa modelet, televizori apo revistat, zbuloi një studim i ri.

Sipas ekspertëve, pakënaqësia e adoleshenteve dhe të rejave për format e tyre lidhet shumë më pak me ndikimin e rrjeteve shoqërore apo mjeteve të tjera të komunikimit, nga sa ishte menduar më parë.

Studimi i kryer nga Universiteti i Teksasit, u fokusua në 237 vajza të reja, të moshës 10-17 vjeç.

Atyre iu kërkua të zgjidhnin femrat më tërheqëse nga tre programet e tyre të preferuara televizive dhe të saktësonin se çfarë do të donin të kishin si ato.

Përpara se të intervistoheshin, vajzat u peshuan secila dhe gjashtë muaj më pas, ato u ripeshuan, por pa arritur në evidentimin e ndryshimeve të qënësishme.

Të dhënat e këtij studimi u krahasuan me atë të një anketimi tjetër të realizuar në vajzat me probleme të anoreksisë apo problemeve të tjera të lidhura me ushqimin, të cilat në masë të madhe renditën dëshirën për t’u dukur mirë në jetën shoqërore si shtysën më të madhe për t’u dobësuar.

Në një masë shumë më të vogël, adoleshentet renditën dëshirën për t’i ngjarë një personi publik si motivin e tyre kryesor të dobësimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA