Korea e Jugut, sukses me raketën në hapësirë

31/01/2013 05:00

Korea e Jugut ka bërë të ditur se sateliti i lëshuar të mërkurën, ka “kontaktuar” me një stacion në terren dhe është duke dërguar të dhëna.

Lëshimi ishte përpjekja e parë e suksesshme e Koresë së Jugut për të çuar një satelit në orbitën e Tokës, duke përdorur raketën e prodhuar prej tyre.

Sateliti, që do të mbledhë të dhëna për klimën, ka bërë kontakt më 03:27 të së enjtes (19:27 me orën tonë të së mërkurës).

Lëshimi, që vjen vetëm pak javë pas dërgimit të suksesshëm të një sateliti nga Korea e Veriut në orbitë, është shtyrë dy herë për shkaqe teknike.

Presidenti Lee Mying-bak lavdëroi atë, që e quajti një “hap i parë drejt epokës së shkencës hapësinore së afërmi”.

“Duhet ta konsiderojmë këtë si një mundësi për të ngritur fuqinë kombëtare në një tjetër nivel”.

Raketa, që u lëshua nga Qendra Hapësinore Naro, më 16:00 (08:00) të mërkurën, u ndërtua falë partneritetit me Rusinë. Dy lëshimet e mëparshme në 2009 dhe 2010 dështuan.

Korea e Jugut planifikon tashmë zhvillimin e një rakete trefazore të prodhuar tërësisht në vend.

Nuk ka patur asnjë reagim nga Korea e Veriut deri më tani, e cila u ndëshkua nga OKB-ja javën e kaluar për lëshimin e raketës së saj, që konsiderohej si një testin i ndaluar nga rezolutat për teknologjinë raketore.

“Veriu nuk duhet ta shohë lëshimin tonë si një rrezik, pasi edhe ata vet mund të shijojnë të njëjtën transparencë në lidhje me programet, që kemi edhe ne të tjerët. Megjithatë, kjo është shumë larg sjelljes aktuale të Koresë së Veriut”, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA