
Mbërritja e futbollistit të njohur Mario Balotelli në Klubin e Milanit
shkaktoi reagime jo vetëm në ambiente sportive. Ndërsa lojtari deklaroi
se erdhi sapo iu bë propozimi me dëshirën për një përvojë sa më
pozitive, tifozët e priten në mënyrë triumfale aq sa u bë e nevojshme
ndërhyrja e policisë.
Por pas blerjes së sulmuesit, që i kushtoi Milanit 20 milionë euro ka nga ata që shohin një manovër elektorale të Silvio Berlusconi, vajza e të cilit drejton klubin. Gjatë një interviste dhëhë ditën e mërkurë, ish-Kryeministri deklaroi se blerja e Mario Balotellit nuk është një investim elektoral.
“Mendova se Mario Balotelli ka shënuar dy gola duke bërë gjermanët të qajnë, ndërsa Mario tjetër, Mario Monti me golat e tij të taksave, na ka bërë ne të qajmë”, tha ish-kryeministri.
Por pavarësisht nga batutat e Belusconit, specialistët e sondazheve kanë llogaritur që blerja e këtij lojtari të fortë, kaq të dëshiruar nga skuadra dhe tifozët, mund t’i sjellë nga një deri dy 2 pikë perqindje Silvio Berlusconit, i cili jo shumë kohë më parë, më gjashtë janar, e kishte cilësuar Balotellin si “mollë e kalbur”. Por që ndoshta i bën punë kavalierit tani që pak jave e ndajnë vendin nga zgjedhjet politike, në program më 24 dhe 25 shkurt.
Top Channel