
Bankat e Turqisë vazhdojnë të dërgojnë ar në Iran, megjithë presionin e
Shteteve të Bashkuara për te vene ne fre tregtine “ar për gaz”, që e
ndihmon Iranin të anashkalojë sanksionet ndërkombëtare.
Këtë muaj dogana në Turqi bllokoi një avion turk mallrash që ishte nisur nga Gana drejt Iranit dhe thuhet se në të kishte një ton e gjysëm ar, thote zeri i amerikes qe veren se vitin e kaluar, Teherani akumuloi sasi të mëdha ari, si mënyrë për të anashkaluar masat nderkombetare, pasoje e ambicjeve te tij berthamore. por turqia duket se vazhdon shitjen e arit per republiken islamike përmes Zvicrës dhe Abu Dabit.
Niveli i shitjeve vjetore për vitin e kaluar kapi vlerën e rreth 11 miliardë dollarëve shumica e financuar përmes aksioneve të arit të popullit turk. Kjo sasi ari është bërë valuta kryesore e Iranit për të përmbushur nevojat me artikuj nga jashtë”, vazhdon korespondenti i zerit te amerikes.
Nëntorin e kaluar, zëvendëskryeministri turk Ali Babacan konfirmoi se Teherani e blen arin nga pagesat me lira turke që merr për ekportin e gazit në Turqi. Irani ia shet 90 për qind të gazit të tij natyror Turqisë, duke u bërë furnizuesi kryesor me gaz për Ankaranë, pas Rusisë. Për të mos lejuar tregtimin me ar, presidenti Obama këtë muaj nënshkroi një ligj që ndalon që Iranit t’i shiten metale të çmuara. Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Selcuk Unal deklaroi se vendi i tij nuk preket nga kjo masë.
Top Channel