Vlorë, bie në rrjeta peshkaqeni tigër

30/01/2013 00:00

Rrjetat e peshkatarëve të anijes “Pavarësia” kanë kapur një peshkaqen me
peshë 3.5 kuintal, i llojit tigër. Ky është peshkaqeni i parë i kapur
për këtë vit, pas dy të tjerëve të peshkuar në vitin që lamë pas, po nga
këta peshkatarë.

Peshkataret sqarojne se kane qene duke peshkuar ne nje thellësi prej 150 metra, 1 milje e gjysë nga ishulli i Sazanit dhe 5 milje nga bregdeti i Vlorës.

Gjatë mbledhjes së rrjetave kanë hasur në vështirësi për shkak të peshës së madhe të tyre. Në momentin e nxjerrjes së rrjetave në siperfaqe kane pikasur peshkaqenin. Sipas peshkatarëve ky lloj peshkaqeni kapet në një thellësi mbi 100 metra në det, ndërsa afrohen në ujrat e gjirit të Vlorës për faktin se ka shumë ushqim në këtë periudhë.  

Ai do te tregtohet ne restorantet e peshkut ne Vlore, ndersa duket se pavaresisht cmimit te larte dhe gatimit special peshkaqeni mbetet mjaft i kerkuar ne tregun vendas. Duke qene edhe se renia ne rrjetat e peshkatareve te peshkaqene ka qene e shpeshte gjate viteve te fundit edhe kerkesa ne restorante jane te larta.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta