Tepelenë, kërcënon me armë të kunatin, ndalohet
30/01/2013 00:00
Policia e Tepelenës ka mundur të parandalojë një krim brenda familjes
pasditen e së martës. Sipas burimeve policore, Fitim Bakaj, 35 vjeç, ka
kërcënuar me armë të kunatin. 35-vjeçari ka shkuar i armatosur në
lokalin në pronësi të së motrës dhe bashkëshortit të saj, duke i
drejtuar armën këtij të fundit.
Fal ndërhyrjes në kohë të uniformave blu të komisariatit të Tepelenës është bërë e mundur neutralizimi dhe arrestimi i 35-vjeçarit Bakaj. Paraprakisht deklarohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt familjarë mes dy kunetërve.
Ndaj 35-vjeçarit rëndojnë akuzat e ”vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtjes pa leje”.
Top Channel