Senati: John Kerry, sekretar i Shtetit

30/01/2013 00:00

Senati Amerikan konfirmoi mbrëmjen e së martës emërimin e senatorit John
Kerry në postin e Sekretarit të Shtetit, pak orë pasi kandidatura e tij
ishte miratuar nga Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë.

Kerry, 67-vjeçar nuk hasi praktikisht në asnjeë lloj rezistence, sepse koleget e të dyja krahëve nuk patën veçse fjalë të mira për shërbimin e tij 28-vjeçar në Senat dhe eksperiencën e madhe në çështjet ndërkombëtare.

“E admirojme punen qe ka bere deri tani. Jemi te entuziasmuar nga fakti qe ai do te jete sekretari yne i shtetit dhe mendoj se per John Kerry-n, dite edhe me te mira do te vijne”, tha Chuck Schumer, senator demokrat.

“Pasioni me te cilin e kryen punen e tij ne te mire te ketij kombi, ndjenja e thelle e patriotizmit, angazhimi per vlerat e Amerikes, jane te gjitha te faktuara. Me vjen keq qe do ta humbasim ketu ne senat si koleg, por them se askush tjeter nuk do t’i sherbente me mire ketij vendi si sekretar shteti”, tha senatori demokrat Dick Durbin.

“E konsideroj mjaft pozitiv faktin qe nje detyre e tille do t’i besohet nje njeriu si senatori Kerry, i cili eshte marre gjithe jeten me keto ceshtje dhe kupton problematiken insitucionale e sfondin historik qe na afrojne apo na ndajne me vendet e tjera”, tha Robert Corker, senator republikan.

miratimi u be me 94 vota pro e vetem tre kunder. Kerry është veteran i luftës së Vietnamit; senator i shtetit Masachustes që prej vitit 1985, kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, dhe ish-kandidat presidencial në zgjedhjet e vitit 2004. Presidenti Barak Obama e emraoi muajin qe shkoi për të zëvendësuar Hillary Clintonin në krye të Departamentit të Shtetit. Vete Carry u shpreh gjate seances degjimore se Amerika duhet te vendose rregull në politikat fiskale për të vazhduar të mbetet lider ne bote, dhe se me shume se kurre, tani politika e jashtme është politikë ekonomike.

Top Channel