Përkeqësohen marrëdhëniet Rusi-SHBA

30/01/2013 15:35

Qeveria ruse informoi ditën e mërkurë për ndërprerjen e një marrëveshje me SHBA-në, për luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, shenjë e qartë e marrëdhënieve në përkeqësim.

Sipas kryeministrit Dmitry Medvedev, marrëveshja e firmosur një dekadë më parë nuk adresonte një zgjidhje për problemet aktuale dhe kishte “konsumuar potencialin e saj”.

Marrëveshja përqendrohej në financimin nga ana e Uashingtonit, të disa projekteve të luftës kundër krimit nga Moska zyrtare.

Në muajin dhjetor, Rusia i ndaloi shtetasve amerikane që të birësonin fëmijë nga jetimoret e vendit, duke cituar arsyet e sigurisë, në një tjetër vendim kondradiktor, që dëmtoi marrëdhëniet dypalëshe.

Ndërkohë, dy organizata joqeveritare amerikane lajmëruan për tërheqjen e stafit jorus dhe mbylljen e çdo kontakti në vend, pas kërcënimeve për arrestimin e punonjësve.

Instituti Demokratik Kombëtar dhe Instituti Ndërkombëtar Repiblikan, dy OJQ që promovonin secila demokracinë, mbyllën zyrtat e tyre në Moskë më parë gjatë 2012-s, pas një ligji që i jepte të drejtë shtetit të përzinte çdo organizatë të huaj, që vlerësohej se “ndërhynte në punët e brendshme” të Rusisë.

Më parë gjatë janarit, Moska zyrtare, në një raport mbi situatën në SHBA, shprehte “shqetësimin e saj të thellë” për gjendjen e keqe të burgjeve në vend dhe kritikonte “standartin e ulët demokratik” dhe “parregullsitë” e vërejtura në zgjedhjet presidenciale të tetorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA