Meta: Vizita e Fyles, mundësi e artë

30/01/2013 00:00

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta i apeloi politikës që të arrijë një marrëveshje për të votuar 3 ligjet me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat brenda qershorit.

Për Ilir Metën vizita e Komisionerit për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle këtë të hënë në Tiranë, është një mundësi e artë.

“Do të doja të vlerësoja lajmin më të fundit që ka të bëjë me vizitën e pritshme në ditët në vijim të Komisionerit për Zgjerim, zotit Stefan Fyle si një mundësi të artë për politikën shqiptare për të kaluar këtë moment stanjacioni lidhur me marrjen e statusit të vendit kandidat dhe në radhë të parë lidhur me miratimin e dy ligjeve, për rregulloren dhe procedurat parlamentare të cilat presin prej kohësh në Kuvend për t’u miratuar në mënyrë që Komisioni të sërish përpjekjet e tij për të favorizuar dhënien e statusit të vendit kandidat nga ana e Këshillit të Bashkimit Europian për Shqipërinë”, tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA