Masakrat në SHBA me armë europiane

30/01/2013 00:00

Pas çdo masakre që ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europa thotë se fajin e ka kultura e armëve dhe dhunës.

Por nga ana tjetër kompanitë europiane u shesin armë amerikanëve. Një fakt i tille nuk eshte permendur shpesh, por prodhuesit europiane te armeve, thote Deutsche Welle kanë luajtur prej kohësh një rol negativ në masakrat e ndodhura në SHBA e janë ndër mbështetëset më të mëdha të Shoqatës Kombëtare të Armëve në Amerikë.

Në masakrën e shkolles fillore ‘Sandy Hook’ ne Konektikat, ku humbën jetën 20 fëmijë dhe tetë të rritur, u përdorën armë austriake nga kompania ‘Glock’ dhe armë gjermane të kompanisë ‘SigSauer’. Një armë e markës ‘Glock’ u përdor gjithashtu edhe në kinemanë e Aurores në Kolorado në Korrik 2012, ku u vranë 11 vete.

Një armë gjysmë-automatike e prodhuesve austriakë u përdor edhe në masakrën e jaanarit 2011 në Tukson, Arizona, ku humben jeten gjashtë persona dhe u plagos rëndë kongresmenia Gabrielle Giffords. Dy armë të prodhuesit Italian Beretta u përdorën për të vrarë 14 persona në Binghamton, Neë York në Prill të vitit 2009.

Dhe masakra më e rëndë e kryer nga një person i vetëm në historinë e SHBA-së është kryer gjithashtu me armë europiane. Ai që vrau 33 persona në Virginia Tech në vitin 2007 ishte i armatosur me një armë gjermane, ëalther dhe një austriake, ‘Glock’. Të gjitha armët ishin blerë në mënyrë të ligjshme. Kjo listë është vetëm maja e ajsbergut. Armët europiane nuk kanë luajtur vetëm një rol negativ në këto masakra, vazhdon artikulli, por mbeten gjithmone mjaft të shitura në tregun amerikan.

Top Channel