Koreja e Jugut lëshon një satelit në orbitë

30/01/2013 00:00

Koreja e Jugut kreu provën e saj të tretë për të dërguar një satelit në orbitë e thotë se përpjekja ka përfunduar me sukses.

Raketa u lëshua nga qendra hapesinore Naro ne 16.00 me oren lokale. Ministri i Arsimit dhe Shkences, Lee Ju-ho tha se sateliti qe do te mbledhe te dhena per klimen, ishte ne trajektoren e duhur.

“Mbeshtetur ne te gjitha raportet shkencore dhe analizat, mund te deklaroj zyrtartisht se leshimi i KSV-1 ne hapesire ishte i suksesshem dhe se sateliti i derguar me kete rakete ne kozmos, eshte vene ne orbiten e duhur”, tha ministri.
 
Leshimi erdhi vetem pak jave pasi Koreja e Veriut perdori nje rakete tre fazeshe per te vendosur nje satelit ne orbite, cka u pasua nga nje vale kritikash nderkombetare. Por perpjekja e suksesshme e veriut komunist, shtoi presionet mbi Seulin qe po pergatitej per proven e tij. Nisja e raketes ne sfide te hapur ndaj komunitetit nderkombetar, i kushtoi Penianit ashpersimin e sanksioneve te Keshillit te Sigurimit te OKB-së, sepse besohet gjeresisht qe leshimi ishte ne fakt fillimi i një prove me raketa balistike. Vendi komunist reagoi ashper ndaj vendimit te Keshillit me kercenimet se do te kryejë një tjetër provë bërthamore.

Top Channel