Në Jemen mbahet të mërkurën gjyqi ndaj tre marinarëve shqiptarë, një
grek dhe dy indianë të kapur në një anije të ngarkuar me armë.

Te arrestuarit ndodhen prej 40 ditesh ne burgun e Al Mukalles, qytetit port ku anija EOS me flamur te Maldiveve, por me pronar nje shtetas grek u kap nga policia e Jemenit. Anija e nisur nga porti i Barit ne Malin e Zi me 17 korrik te vitit qe kaloi ishte ngarkuar me 180 ton eksploziv dhe municion per artilerine.

Dy dite me pare marinaret dolen para nje gjykate ne rajonin e Hadramaut ne Jemen. Marinaret jane kapiteni Arif Bakillari, oficeri i pare Mihal Cangonji dhe kryemekaniku Nezir Shehaj, ne bord ndodhet edhe nje marinar grek dhe dy indiane. Ata ndaluan ne portin e Al Mukalles me kerkesen per furnizim me karburant dhe uje dhe tre dite me vone jane arrestuar. Sipas jemeniteve anija humbi rrugen dhe eshte endur neper det per 5 muaj e me pas mberriti ne Jemen.

Aty ka deklaruar te dhena kontradiktore per ngarkesen dhe destinacionin dhe kane mohuar faktin se kane armatim ne kundërshtim me ligjet vendase dhe marreveshjet nderkombetare. Sipas padise se ngritur, te akuzuarit kane shkelur ligjet kombëtare dhe rregullat nderkombetare, ku me e rendesishmja eshte lundrimi ne det me lende plasëse dhe municione, pa iu përmbajtur koordinatave te përcaktuara nderkombetarisht.

Nje dite me pare kryeprokurori i derguari i presidentit Saleh ka shkuar per te verifikuar ngarkesen e eksploziveve ne anije. Ne një foto të publikuar ndodhet kryerprokurori, gjykatesi i çeshtjes, policet si dhe kapiteni i anijes Arif Bakillari, ai se bashku me nje marinar grek dhe me oficerin e pare kane shoqeruar autoritetet ne bordin e anijes Eos, per te kontrolluar ngarkesen.

Gjykata te merkuren do mblidhet serish per te degjuar te arrestuarit, ndersa pritet sekuestrimi i ngarkeses prej 180 ton municion, ngarkesa sipas deshmise se kapitenit Arif Bakillari, kontaktuar ne linje telefonike ishte nisur per ne portin e Um Kasrit ne Irak.

Top Channel