Australi, Gillard shpall datën e zgjedhjeve

30/01/2013 05:00

Kryeministrja e Australisë, Julia Gillard, ka caktuar datën e zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen më 14 shtator.

Zonja Gillard tha se do t’i kërkojë Guvernatorit të Përgjithshëm, Quentin Bryce, të shpërndajë parlamentin më 12 gusht.

Gjithashtu, ajo shtoi se shpallja e datës plot 8 muaj më herët, u bë “jo për të nisur fushatën elektorale më të gjatë në historinë e kombit”, por për t’i dhënë “formë dhe kuptim” këtij viti.

Ajo udhëheq qeverinë në minorancë, që mbështetet nga të pavarurit. Gillard tha se fushata e rrallë drejt zgjedhjeve do të lejojë cilindo individ, biznes apo investues, që të planifikojë më mirë të ardhmen gjatë këtij viti.

“Në këtë mënyrë i japin formë dhe kuptim vitit, si dhe mundësojmë një fushatë jo shumë të ethshme, por të ftohtë dhe me diskutime të arsyeshme”, përfundoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA