Rrëzohet F-16 në Adriatik

29/01/2013 00:00

Një avion luftarak amerikan F-16, i ngritur nga Aviano ka humbur
kontaktet me bazën ndërsa fluturonte mbi Cervia në Ravena e mendohet të
jetë u rrëzua në ujërat e Adriatikut.

Në bordin e tij ishte vetem piloti. Mjeti sipas burimeve amerikane ishte ne formacion me avione te tjere ne kuader te nje stervitjeje. Komunikimi i fundit me kullen e kontrollit ka qene ne oren 8 te mbremjes.

Burime ushtarake thone se perpara zhdukjes nga radaret, piloti i avionit kishte njoftuar per nje problem, por pa saktesuar per cfare behej fjale. Avioni tani rezulton zyrtartisht i zhdukur dhe Pentagoni konfirmoi qe baza e Avianos i humbi kontaktet me te pikerisht kur po flurutonte mbi Adriatik.

Operacionet e kerkimit kane nisur menjehere. Gjate nates, gjurme u karburanti u gjeten nga mjetet e kërkimit të kapitenerisë së Portit të Ravenas, në bregdetin mes Lido di Savio në veri dhe Cervia në jug. Nuk ka asnje te dhene mbi fatin e pilotit, ndersa nga informacionet paraprake mësohet se F-16 nuk ka pasur armë në bord.

Top Channel