
Në kohën kur regjimi sirian duket se po i afrohet gjithmonë e më shumë
kolapsit, Rusia që e ka përkrahur për vite të tëra e që ka bllokuar me
veton e saj rezolutat e OKB-së kundër Assad-it, thote se nuk ka
mbështetur Qeverinë e presidentit sirian.
Shefi i diplomacise ruse, Sergei Lavrov i tha gazetareve te henen ne Moskë, se vendi i tij nuk do te mbaje asnje ane ne konfliktin sirian, e madje kritikoi vendet e tjera qe sipas kane shtremberuar politikat e rusise.
“Nuk e kemi admiruar ndonjehere regjimin sirian, e nuk e kemi mbeshtetur kurre. të gjitha veprimet tona që kane per qellim përmbushjen e marrëveshjes së Gjenevës lidhur me formimin e nje organizmi te perkohshem qeverises, vetëm konfirmojnë vullnetin tone per stabilizimin e situates dhe krijimin e kushteve që sirianët të vendosin vetë për fatin e tyre – shtetin e tyre, udhëheqjen e tyre”, tha Lavrov.
Komentet e tij vijnë një ditë pasi Kryeministri rus Dimitri Medvedev, tha se zoti Assad bëri një gabim fatal duke vonuar reformat demokratike të kërkuara nga opozita e Sirisë. Ai tha se zoti Assad duhet të kishte vepruar shumë shpejt për të kënaqur kundërshtarët e moderuar, dhe se ai beson se shanset e presidentit për të mbetur në pushtet po bëhen çdo ditë më të pakta.
Rusia ka qenë një furnizues i vjetër i armëve për familjen Assad në pushtet dhe ka vënë veton në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të kishin dënuar Sirinë për shtypjen e rebelimit që filloi si një kryengritje paqësore pro-demokracisë.
Gjithashtu të hënën, anëtarët e opozitës siriane u takuan me përfaqësues të vendeve mike në Paris, ku Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius bëri thirrje për dhënien opozitës mjetet për të mbrojtur veten dhe të mbështesë synimet e saj politike.
Top Channel