Izraeli bojkotoi një mbledhje të zakonshme të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, një lëvizje e paprecedent në historinë e këshillit.
Vendimi kontradiktor i Tel Avivit zyrtar erdhi pas në fund të 2012-s, OKB vendosi që të hetonte vendbanimet hebrehe në Bregun Perëndimor.
Izraeli reagoi ashpër në atë kohë, duke theksuar se nuk do të bashkëpunonte më me këshillin.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës sugjeruan se rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Izrael mund të ringjallin shpresat për rifillimin e bisedimeve të paqes me Palestinën.
Sekretarja e Shtetit në largim, Hillary Clinton, u shpreh se “zgjedhje i hapën dyert procesit dhe jo anasjelltas”, në një konferencë për shtyp për mediat.
Megjithatë, sipas ekspertëve, ka pak vend për optimizëm, pasi kryeministri Netanyahu është shprehur se nuk do të pranojë asnjë kompromis, në lidhje me tërheqjen apo reduktimin e vendbanimeve, të ndërtuara në territor të pushtuar palestinez.
Top Channel