Itali, gjenden në Adriatik fragmente të “F16”-s

29/01/2013 19:40

Zbulohen në Detin Adriatik pjesët e mbetura të avionit ushtarak amerikan “F-16”, që u nis nga baza e Avianos në Itali.

Deri tani nuk dihet asgjë për fatin e pilotit, ndërsa pjesët e avionit ushtarak u gjetën në det, paralel brigjeve të Cesenatikos.

Kapiteneria e Portit të Ravenës, që koordinoi kërkimet, shpjegoi se pjesët që përfunduan në një rrjete peshkimi i përkasin avionit që deri tani konsiderohej i humbur.

Kërkimet vazhdojnë për të gjetur pilotin dhe për kete po ndihmojne edhe zhytesit.

Avioni ushtarak “F-16” u nis nga Aviano, pasditen e se henes ne oren 20.00 dhe humbi kontaktet me bazen, ndersa fluturonte larg Cervias.

Sipas burimeve amerikane avioni bente pjese ne nje formacion me avione te tjere ushtarake, qe do te merrnin pjese ne nje stervitje mbi detin Adriatik.

Ne komunikimin e fundit me kullen e kontrollit, perpara se te zhdukej nga radaret, piloti kishte sinjalizuar nje problem, por pa mundur te specifikonte se çfare ishte saktesisht.

Piloti qe drejtonte nje avion te ngjashem dhe fluturonte ne çift me “F-16”-ten tha se kishte marre sinjalin e ndihmës së shpejtë “May Day”, por nuk kishte qene ne gjendje te shihte trajektoren e renies se tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA