VIDEO SHOKUESE, nëna i bën tatuazh vogëlushit
28/01/2013 14:00
Një video e postuar fundjavën që sapo kaloi ka terrorizuar përdoruesit e internetit. Një nënë e “çmendur” shihet duke mbajtur fort djalin e saj 3-vjeçar në kohën që po i bëjnë një tatuazh.
Klipi tregon përpjekjet e vogëlushit për t’u larguar nga duart e së ëmës e për t’i shpëtuar dhimbjes dhe dëgjohet fare qartë e qara e tij.
Mendohet se video është xhiruar në Havanë të Kubës.
Përdoruesit e internetit e kanë dënuar këtë veprim të gruas latine: “Si e ka hallin kjo grua? Femra të tilla nuk meritojnë të kenë fëmijë!” “Ku e gjen të drejtën për të torturuar kështu djalin e saj?” “Do doja t’i bëja tatuazh në ballë frazën “NËNË E KEQE!”
Top Channel