2 gra humbin jetën nga ortekët në alpet franceze, shkon në 30 numri total i viktimave në Europë
Mbretëresha e Holandës iu adresua mbrëmjen e së hënës kombi ku njoftoi tërheqjen nga froni për t’i hapur rrugë emërimit të djalit të saj, Princit Willem-Alexander.
Mbretërsha Beatrix, e cila së shpejti do të mbushë 75 vjeç, regjistroi mesazhin e saj në Pallatin Mbretëror në Hague. Tërheqja e saj i dha fund mbretërimit 33-vjeçar. Ajo dorëzoi pushtetin në të njëjtën mënyrë që e ëma e saj e bëri në vitin 1980.
Mesazhi i paralajmëruar nga mbretëresha do të pasohet nga një dalje për mediat e kryeministrit Mark Rutte. Edhe ai do t’i drejtohet kombit me shumë gjasa për të shprehur mbështetjen për monarkun e ri, Princin Willem-Alexander.
Trashëgimi i fronit mbretëror në Holandë nuk pritet të shkaktojë ngërç kushtetues në vend pasi monarkët prej shumë vitesh kanë pak pushtet dhe shumë “ceremonialitete”.
Top Channel