
Parlamenti i Ukrainës votoi me shumicë votash anulimin e ligjit aq shumë
të debatueshëm, kunder protestave. Vendimi u mor pas gati dy javësh të
miratimit te tij.
Ligji që ndalonte mbajtjen e helmetave nga protestuesit dhe vendosjen e bllokadave në ndërtesat publike ndezi protestat anti-qeveritare në vend. Parlamenti qe zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme, enkas për krizën, votoi me 361 vota pro dhe 2 kunder.
Presidenti Janukovic pranoi ta rrezonte ligjin, duke bërë kësisoj një lëshim për opozitën. Por deri pak para votimit, ishte e paqarte si do të vepronin deputetet e Partise se tij, “Partia e Rajoneve” në pushtet, meqenese atyre u ishte lejuar “vota e lire”, pra te votonin ashtu sic do ta gjykonin.
Parlamenti do te diskutoje pasdite dhenien e amnistisë për protestuesit e dënuar. Kryediplomatja e BE-se, Kethrin Eshton përshpejtoi te marten vizitën në Ukrainë, te cilen do ta bënte për 48 orë. Ajo u shpreh e alarmuar qe Qeveria e Ukrainës po behet gati të vendosë“gjendjen e jashtezakonshme”, megjithese zyrtaret ukrainas e mohuan kete. Eshton mberriti nga brukseli, ku ajo se bashku me udheheqes te tjere te BE-se do te bisedonin me presidentin rus, Vladimir Putin ne samitin BE-Rusi.
Kryeministri i Ukrainës, Mikola Azarov paraqiti dorëheqjen duke e
shpjeguar këtë me kërcënimin e ekonomisë nga protestat që vazhdojnë prej
dy muajsh në vend.
Mbështetur mbi kushtetuten e Ukrainës, largimi i Kryeministrit do të thotë rrëzim i të gjithë qeverisë, por ministrat mund t’i ruajnë postet e tyre për 60 ditë deri në formimin e ekzekutivit të ri.
“Me qëllimin për të krijuar mjete shtesë në gjetjen e një kompromisi social dhe politik, për zgjidhjen paqesore të konfliktit, marr këtë vendim personal për t’i kërkuar Presidentit të pranojë dorëheqjen time”, tha Azarov.
66-vjeçari Azarov, një prej njerezve më besnik të Janukovic u emerua pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2010 dhe drejtoi ekonominë e vendit të zhytur në borxhe, duke e mbajtur monedhën vendase ngushtësisht të mbërthyer pas dollarit dhe duke refuzuar presionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të rritur çmimet e gazit në vend.
Top Channel