
Ministria e Shëndetësisë deklaron se situata gripale aktualisht është e
qetë. Ndonëse në vend qarkullojnë dy viruset A dhe B, madje edhe nëntipi
AHN3N2, i cili shkaktoi viktima në Amerikë këto viruse nuk janë të
panjohur, pasi kanë qarkulluar edhe më parë.
Jane izoluar gjithsej 5 raste dy nga te cilet te prekur nga virusi A dhe 3 nga virusi B. Por sipas Pellumb Piperos, Drejtor i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë çdo grip stinor është i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë komplikacione.
“Situata është fare e qetë, madje më e qetë se një vit më parë dhe nuk kemi të bëjmë me viruse të rinj, përkundrazi, viruset janë të njohura dhe kjo do të thotë që edhe mbrojtja e organizimit për shkak të kalimit të epidemive të vitit të kaluar apo dy-tre vjetëve më parë ka kujtesë virusi i gripit stinor, mund të japë komplikacione të bronkopneumonisë, por mund të japë edhe komplacione që prekin sistemin nervor qendror”, thotë Pipero.
Autoritetet shendetësore thone se aktualisht ka rreth 25 mije vete me pak te prekur nga viruset e gripit se e njejta periudhe e vitit te kaluar, ndonese krahas tyre qarkullojne edhe viroza respiratore. Ata bejne apel qe popullata te vaksinohet pasi nje epidemi e mundshme gripi mund te regjistrohet ne fund te muajit shkurt dhe fillim te muajit mars.
“Edhe pse është një grip i zakonshëm edhe pse është një grip stinor, gjithësesi mosha të caktuara apo gjendje të caktuara fizike të organizmit të njeriut mund ta përjetojnë më rëndë. Fakti që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo edhe në vende të tjera ka patur vdekje nga gripi do të thotë që gripi gjithësesi mbetet një sëmundje e rrezikshme, shpesh me komplikacione të rënda edhe vjekjeprurëse, ndaj masat duhen marrë, së pari për të parandaluar atë me anë të vaksinimit, kryesisht moshat e vogla, moshat e treta, por edhe të sëmurët kronikë këshillohet ta bëjnë me përparësi vaksinën”, thotë Pipero.
Vaksina antigrip ka efekt edhe nese ajo behet 2 jave para se personi te preket nga virusi i gripit. Nderkohe Ministria e Shendetesise ka urdheruar te gjitha qendrat shendetsore, spitalet te pajisen me medikamentet e nevojshme kunder gripit. Ne asnje rast pacientët nuk duhet të konsultohen me farmacistin.
Top Channel