Irani dërgon një majmun në hapësirë

28/01/2013 15:15

Irani arriti të dërgonte me sukses një majmun në hapësirë, lajmëruan të hënën mediat ndërkombëtare.

Primati udhëtoi me raketën “Pishgam”, e cila arriti në një lartësi prej 120 kilometrash, përpara se të fluturonte në orbitë dhe të rikthehej e padëmtuar në tokë.

Televizionet kombëtare treguan imazhe të majmunit, i cili doli nga kapsula e tij në gjendje të shkëlqyer shëndetësore.

Vendet perëndimore kanë shprehur shqetësimin e tyre se Irani po përdor programin e tij hapësinor si maskim për zhvillimin e raketave me rreze të gjatë.

Një raketë si ajo e përdorur për të dërguar majmunin në hapësirë, potencialisht mund të përdoret edhe për të mbajtur mbushje bërthamore.

Nga ana e tij, Irani mohon që të jetë duke u përpjekur të zhvillojë një program bërthamor me qëllime ushtarake dhe thekson se reaktorët synojnë të prodhojnë vetëm energji për qëllime civile.

Aktualisht, për shkak të tërheqjes nga bisedimet ndërkombëtare dhe zhvillimit të këtij programi, Irani është bërë subjekt i sanksioneve të shumta ndërkombëtare, të cilat kanë ndikuar në një inflacion galopant dhe rënien e fitimeve nga nafta me 45%.

Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, ka premtuar me pare se do te dergoje nje njeri ne hapesire brenda pese viteve te ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA