Clinton: Nuk mund të parashikojmë të ardhmen

28/01/2013 00:00

Në një intervistë të përbashkët në një televizionin amerikan, presidenti
Barack Obama dhe sekretarja amerikane e shtetit në largim, Hillary
Clinton, i anashkaluan pyetjet lidhur me kandidimin e mundshëm të zonjës
Clinton për presidente në vitin 2016.

Në rrjetin televiziv CBS Neës, programi “60 minuta”, zonja Clinton theksoi: “nuk mendoj se as unë e as ai do të bëjmë parashikime se çfarë do të ndodhë nesër ose vitin e ardhshëm”.

Në intervistën e transmetuar të dielën në mbrëmje, Obama tha se Clinton do të mbahet mend si “njëra nga sekretarët më të mirë të shtetit, që kemi pasur” dhe shtoi se “gjatë katër viteve të fundit kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe mua do të më mungojë”.

Top Channel