“AF F-16”, gjendjen gjurmë karburanti

28/01/2013 22:55

Janë gjetur gjurmë të karburantit të avionit amerikan F-16 nga mjetet e kërkimit të kapitenerisë së Portit të Ravenas, në bregdetin mes Lido di Savio në veri dhe Cervia në jug.

Kërkimet janë fokusuar në këtë hapësirë detare, ndërsa mësohet se avioni kishte sinjalizuar kullën e kontrollit për një problem, por pa e specifikuar atë.

“Air Force” u vu në kërkim të një avioni luftarak F-16, në brigjet
italiane të detit Adriatik, pasi humbi kontaktet me të, gjatë një
misioni trajnimi.

Krerët e “Krahut të 31-të Luftarak” (31st Fighter Wing), në bazën ajrore të Avianos në Itali, kanë dhënë një njoftim të shkurtër, ku thonë se avioni F-16 kishte një pilot në bord, në momentin kur humbën kontaktet mbrëmjen e së hënës.

“Avioni ishte me mision trajnimi mbi detin Adriatik, me një person në bord. Gjendja e pilotit nuk dihet momentalisht”, thuhej në deklaratën e “Air Force”.

Nuk jepet asnjë e dhënë në lidhje me fatet e aeroplanit, apo pilotit, por nga informacionet paraprake mësohet se F-16 nuk ka qenë me armë në bord.

Edhe roja bregdetare italiane nisi kërkimet për avionin amerikan, me varka motorrike, ndërsa Carabinieri-t dhe Forcat Ajrore italiane dërguan helikopterë, teksa rënia mendohet të ketë ndodhur pranë zonës së Cervias (Ravenna), rreth orës 20:00.

Kërkimi është përqendruar në ujërat midis Cervia dhe Cesenatico, në fundin veri-perëndimor të Adriatikut, në një gjatësi prej 9,5 miljesh.

Agjencia e lajmeve italiane, LaPresse, tha se F-16 ka dërguar një sinjal alarmi drejt bazës në Aviano, përpara se të zhdukej. U njoftua gjithashtu se ishin edhe 3 avionë të tjerë F-16, që po fluturonin në të njëjtin mision, por këta të fundit janë kthyer në bazë në gjendje optimale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA