Franca vijon ofensivën në Mali

27/01/2013 00:00

Forcat e kryesuara nga francezët në Mali po avacojnë drejt qytetit verior Timbuktu ndërsa vazhdojnë ofensivën e tyre kundër rebelëve islamikë.

Të shtunën, trupat në fjalë morën kontrollin e Gaos, një tjetër qytet i rëndësishëm në veri të vendit.

Avancimi vjen në kohën kur liderët e Unionit Afrikan takohen për të diskutuar dërgimin e ushtarëve të tjerë në Mali. Militantët islamikë pushtuan veriun e vendit vitin e kaluar, por që prej ndërhyrjes së francezëve në fillim të muajit, kanë humbur terren e janë tërhequr nga disa zona.

Shumë rebelë, sipas raporteve në media, janë larguar drejt vendeve të fshehta në shkretëtirë dhe ndjekja e tyre mund të rezultojë më e vështirë nga sa mendohet. Në mbrojtjen e kryeqytetit Bamako për çdo rast ndihmojnë edhe trupat nga Nigeri e Cadi.

Timbuktuja ka qenë një qendër e rëndësishme islamike nga shekulli i 13 deri në të 17.

700.000 dorëshkrime të kohës kanë mbijetuar deri në ditët tona e gjenden ose në bibliotekat publike ose në duart e koleksionistëve privatë. Për tre xhamitë e tij e 16 varrezat dhe mauzoletë, Timbuktuja iu shtua në vitin 1988 listës së trashëgimisë botërore të Unesco-s.

Top Channel