Një finlandez 60-milionë fishoi të ardhurat e tij, pasi fitoi plot 18 milionë euro, duke luajtur me vetëm 25 cent në një kompani lojrash fati online.
Siç publikoi e përditshmja spanjolle “AS”, i riu vendosi një bast prej 25 centësh, në “slot machine” të kompanisë “Paf”.
Në rrotullimin e radhës, nga makina jo vetëm që dolën tre numra të njëjtë, por u shfaqën ato numra që i siguronin bastexhiut xhekpotin e madh prej 18 milionë eurosh.
Një shifër e tillë e shndërroi automatikisht atë edhe në mbajtës të rekordit “Guiness”, për bastin me koefiçentin më të madh të fituar ndonjëherë online dhe shumën më të madhe të fituar me 25 cent, me të mëparshmen që ishte 12 milionë euro.
Në një intervistë për mediat finlandeze, fatlumi shpjegoi se luante prej kohësh me baste të vogla, pasi kënaqësia e tij ishte loja dhe jo fitorja në vetvete. “Kur pashën shumën që kisha fituar, nisa të qaja dhe të qeshja njëkohësisht”, theksoi finlandezi, tashmë milioner.
Top Channel