Të paktën 232 të vdekur është bilanci i një zjarri që shpërtheu orët e vona të së shtunës në nje klub nate në jug të Brazilit, por bilanci mund të rritet ende në orët në vazhdim.
Flaket nisen nga performanca piroteknike e nje grupi ne skenen e klubit “Kiss” te qytetit Santa Maria. Ambienti kishte vetem nje dalje, ku kane vershuar duke u shtyre njerezit e perfshire te gjithe nga paniku.
Mesohet se shumica e viktimave jane asfiksuar nga tymi toksik ne lokal.
Klubi kishte kapacitet te mbante 2.000 vete dhe te shtunen ne mbremje, besohet te kete qene i mbushur plot.
Zjarri tashmë eshte vendosur nën kontroll dhe ekipet ne vendngjarje, po kerkojne per trupa te tjere.
Skuadrat e zjarrfikesve u detyruan te shembnin nje mur per te ndihmuar personat e bllokuar ne anen tjeter qe te dilnin jashte.
Me qindra vete jane derguar ne spital, ndersa bilanci i vdekjeve, sipas autoriteteve, mund te rendohet akoma me shume perderisa nuk jane kontrolluar te gjitha ambientet e lokalit te shkaterruar nga zjarri.
Top Channel