Ish-kryeministri çek, Milos Zeman është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në Republikën Çeke, post për të cilin është vendosur për herë të parë me votë popullore.
Zeman fitoi 55 për qind të votave në balotazhin e raundit të dytë, kundrejt 45 për qind të fituara nga rivali i tij, ministri i Jashtëm, Karel Schwarzenberg.
Votuesit kanë sfiduar të ftohtin e acartë për të votuar në këtë proçes, që shihej si një duel deri në pikën e fundit të gjakut.
Zoti Zeman njhihet në opinionin publik si një pijanec, një konsumues i rregullt i duhanit dhe për një mendje të mprehtë me të cilën mposht kundërshtarët politikë.
Si president ai do të përfaqësojë Republikën Çeke jashtë vendit dhe do të zgjedhë kandidatët për Gjykatën Kushtetuese dhe Bankën Qendrore, por nuk do të ketë shumë pushtet ndaj politikës ditore.
Zoti Zeman do të zëvendësojë në këtë post euroskeptikun Vaclav Klaus, që u tërhoq në marsin e kaluar pas 10 vjet në detyrë.
Të dy kandidatët presidenciale gjatë fushatave të tyre kishin mbështetur integrimin më të thellë të vendit në Bashkimin Evropian.
Top Channel