SHBA, hakersat sulmojnë faqen qeveritare

26/01/2013 17:25

Disa hakersa që pretendojnë se janë anëtarë të grupit Anonymous kanë sulmuar faqen e internetit të një agjencie qeveritare amerikane, si kundërpërgjigje ndaj vdekjes së Aaron Swartz.

Aktivistët futën një deklaratë në formë videoje në faqen e United States Sentencing Commission, një agjenci në vartësi të qeverisë amerikane.

Deklarata i referohej vdekjes së Swartz, një aktivist i internetit që thuhet se vrau veten më herët gjatë muajit janar.

“Dy javë nga sot Aaron Swartz u vra sepse u përball me një zgjedhje të pamundur. U vra sepse u detyrua të luante një lojë që nuk mund ta fitonte”, thotë deklarata.

Swartz, që ishte vetëm 26 vjeç, po akuzohej për pirateri informatike dhe dyshohet se vrau veten. Gjyqi i tij federal do të zhvillohej muajin e ardhshëm dhe nëse do të shpallej fajtor, ai do të dënohej me 35 vjet burg.

Pas vdekjes së tij, familjarët publikuan një deklaratë ku cilësonin “frikësimin” dhe “hetimin e sajuar” nga sistemi i drejtësisë penale si shkaktarët e vetëvrasjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA