Fotografi 63-vjeçar i jetës së egër, Amos Nachoum sjell imazhe të jashtëzakonshme nga bota nënujore.

Në një foto, tregohet një pinguin i vogël i cili në mënyrë të pavullnetëshme ka përqafuar vdekjen. Duke notuar në ujërat e Antarktikut, ai është futur në gojën e një luani deti, i pamësuar me risqet, e ndoshta duke menduar se bëhej fjalë vetëm për një shkëmb…por gaboi.

Në një imazh tjetër është kapur sulmi vdekjeprurës i një peshkaqeni ndaj një pinguini, kësaj here mjaftueshëm i rritur, po jo mjaftueshëm i shpejtë sa për të shpëtuar jetën e tij.

Në koleksionin e fotove është edhe një foto ku sërish protagonist është një pinguin dhe një luan deti. Këtë herë fituesi është pinguini që falë këmbëve në sipërfaqe është më i shkathët se sa gjahtari i tij.

Top Channel