Indi, Festa e Republikës me raketa balistike

26/01/2013 16:25

India ka festuar 64-vjetorin e Festës së Republikës me një paradë ushtarake dhe folklorike të mbajtur në kryeqytetin Nju Delhi.

Në paradë është shfaqur për herë të parë në publik raketa balistike interkontinentale “Agni V”, e aftë të arrijë objektiva në një distancë prej 5.500-5.800 kilometra.

Dhjetëra mijëra persona kanë marrë pjesë në kalimin e njësisë kryesore të forcave të armatosura dhe të tankeve të dekoruara, me qëllim për të nxjerrë në pah trashëgiminë kulturore të vendit.

India konsiderohet si një ndër superfuqitë e reja të rajonit të Azisë dhe e të gjithë botës, me një ushtri të modernizuar dhe të pajisur me teknologji bërthamore.

Gjithashtu, ajo vlerësohet si një vend me një ekonomi në zhvillim, duke bërë që superfuqi si SHBA, Rusia e Japonia të kërkojnë bashkëpunimin e saj në një sërë sektorësh.

Megjithatë, zhvillimi ekonomik nuk ka marrë ende zgjerimin e duhur, pasi në pjesën dërrmuese të popullsisë mbizotëron varfëria, e cila ka prekur kryesisht të miturit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA