5 vende të BE-së kufizojnë karburantin/ Ulet numri i fluturimeve në Europë, masa të reja në aeroportet italiane
Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur në një atentat vetëvrasës në një treg të populluar në qytetin veri-lindor të Kunduzit, në Afganistan.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet afgane. Shefi i policisë lokale tha se shefi i anti-terrorizmit dhe ai i policisë së qarkullimit rrugor janë mes personave të vdekur.
Për momentin askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit, por së fundmi guerrilasit talebanë kanë qenë prapa sulmeve të ngjashme.
“Për fat të keq më duhet të konfirmoj se shefi i anti-terrorizmit dhe ai i qarkullimit rrugor për Kunduzin janë vrarë në sulmin e sotëm, i kryer në qendër të provincës sonë”, deklaroi shefi i policisë, gjenerali Khalil Andarabi për BBC.
Po gjatë së shtunës, një atentator vetëvrasës në bordin e një biçiklete vrau dy civilë në provincën jug-lindore të vendit, Gazni.
Ndërsa të premten, një atentator me një autobombë sulmoi një autokolonë të NATO-s në provincën strategjike të Kapisës, duke vrarë 5 civilë dhe plagosur 15 të tjerë.
Top Channel