“A do të luftonit për vendin tuaj”/ Sondazhi: Shqiptarët të gatshëm, në vend të dytë pas Turqisë Sikurse ishte vendosur në kalendarin e gjykatës, ndërsa pritej që këtë
të premte në orën 11.30 minuta të niste procesi penal ndaj ish-gjyqtarit
të Durrësit Neritan Tabaku, seanca e pare nisi me shtyrje.
Por perkunder dhjetra rasteve kur ne gjykate mungon njera nga palet, ne gjyqin ndaj Tabakut mungonin te gjitha palet, edhe prokuroria edhe gjyqtaret edhe avokatet. Të pranishem ishin vetem gazetaret, te cilet u njoftuan nga oficeret e polcise qe sigurojne ambientet e gjykates penale disa ore perpara se te vinte orari i caktuar, se procesit eshte shtyre dhe media nuk kishte arsye pse te hynte ne salle kur asnjera ndaj palet nuk ndodhej aty.
Relatori i çështjes Bujar Krasniqi sipas versionit zyrtar nuk ishte i pranishem ne gjykate per te çelur procesin pasi gjate gjithe javes eshte gjyqtar i gatshem per shqyrtimin e masave te sigurise ndaj personave te arrestuar nga policia. Avokati mbrojtes sipas burimeve ka depozituar nje kerkese per shtyrje per motive qe nuk dihen. Nderkohe qe prokurori i çeshtjes sapo ka mesuar per mos celjen e procesit ndaj gjyqtarit per shkak te mungeses se paleve eshte larguar nga gjykata menjehere.
Nderkohe eshte caktuar vendosur qe ne shtate shkurt te jete data e seances se radhes. Neritan Tabaku akuzohet nga njesia taks force per shperdorim detyre, pasi sipas Prokurorise ai nuk ka zbardhur ne kohe dy vendime, ate ndaj Ilir Xhakjes dhe ndaj te pandehurit Jordan Findiku duke cenuar sipas kerkeses per gjykim interesat e prokurorise.
Top Channel